Burime të besueshme pranë Përfaqësueses kanë konfirmuar për gazetën Arena se bisedimet me shumë gjasë do të mbyllen me sukses dhe që të dy futbollistët do t’i shohim nën fanellën e Kosovës për miqësoren kundër Omanit.
“Jemi në bisedime me Frederik Veselin dhe Beg Feratin. Me shumë gjasë negociatat do të mbyllen me sukses dhe ata do të jenë të pranishëm për ta zhvilluar miqësoren e 7 shtatorit kundër Omanit. Sa i përket Veselit, ai më herë nuk ka pranuar që të luajë për Kosovën sepse nuk ka qenë i gatshëm”, theksoi një burim për Arenën.
Ndryshe, një gjë e tillë pritet të konfirmohet edhe nga lista përfundimtare e futbollistëve të ftuar për miqësoret e shtatorit, e cila pritet të publikohet shumë shpejtë nga përzgjedhësi Albert Bunjaku. /Telegrafi/