Kryesia e Kuvendit në mbledhjen urgjente të mbajtur sonte, pa përfaqësuesit e Vetëvendosjes, ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 30 nëntor, në ora 10:00, ku do të diskutohet për Ligjin e Obiliqit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 30 nëntor, për shkak se disa deputetë gjinden jashtë vendit.
“Seanca do të jetë e rregullt. Drenica ka pasur festë sonte, sepse Naim Bazaj ishte sonte me neve në një organizim. Bazaj asnjë herë nuk ka pasur lëkundje nga PDK”, tha Veseli, raporton KosovaPress.
Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se mbajtja e seancës së radhës është një lajm i mirë, sepse do të diskutohet për Ligjin e Obiliqit.