Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vazhduar takimet me qytetarë, ku sot ishte në Skënderaj dhe Drenas.
Veseli përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar Drenicën si zemra e Kosovës, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Veselit:
“Mitrovica është vendlindja ime, por Skënderaji dhe Drenasi janë vendet që më kanë strehuar gjatë luftës dhe frymëzuar tani në liri. Kjo zonë është zemra e Kosovës. I thash anëtarësisë së PDK-së në Skënderaj dhe Drenas se në këtë rajon ndihem se qëndroj mbi supe të heronjve të rënë dhe atyre të gjallë të republikës sonë. Fillimi i Ri do të sigurojë edhe një shtysë për vende të reja të punës dhe për investime të reja në Skënderaj dhe Drenas. #FillimiRi” (sic.), ka shkruar Veseli. /Telegrafi/