Telegrafi

Veseli: Diversiteti kulturor ka rëndësi të madhe për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka thënë se 21 maji është Dita Botërore e Diversitetit Kulturor dhe ka rëndësi të madhe për Kosovën.

Veseli në një postim në Facebook shkruan seKosova ka arsye të krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare e ndëretnike.

“21 maji është Dita Botërore e Diversitetit Kulturore, që ka rëndësi të madhe për Kosovën e cila ka arsye të krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-fetare e ndër-etnike. Me këtë rast shpreh respekt të veçantë për komunitetin turk i cili jep një kontribut të çmuar në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit tonë dhe shërben si urë e fortë lidhëse me shtetin mik të Turqisë.

Dje vizitova komunën e Mamushës, ku u takova me kryetarin e kësaj komune Abdylhadi Krasniqi por edhe me kryetarin e komunës fqinje të Suharekës, Bali Muharremaj. U interesova për gjendjen e banorëve gjatë pandemisë por edhe për dëmet e shkaktuara prej breshërit. Administratat e komunave kanë mbajtur një barrë të madhe të peshës në luftën kundër koronavirusit dhe kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/