Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është shprehur se Dita e Pavarësisë së SHBA-së është e bekuar edhe për Kosovën sepse sipas tij ajo është mburojë e lirisë dhe pavarësisë së shtetit tone.
Ai në një postim në facebook ka shkruar “Zoti i bekoftë SHBA-të dhe miqësinë nëpërmjet popujve dhe shteteve tona”.
Postimi i plotë:
Dita e Pavarësisë së SHBA-së është ditë e bekuar edhe për ne sepse Amerika ishte dhe mbetet mburojë e lirisë dhe pavarësisë sonë në historinë e re. Vlerat dhe principet amerikane mbesin fanar udhëzues për demokracinë tonë inkluzive, dhe me mundësi të barabarta për të gjithë. Zoti i bekoftë SHBA-të dhe miqësinë nëpërmjet popujve dhe shteteve tona.