Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtuesen e UNICEF-it në Kosovë, Layla Omar Gad, me të cilën diskutoi për mundësitë e rritjes së angazhimit të grupit për të drejtat e fëmijëve, duke u përqendruar sidomos tek përkujdesja për fëmijët me nevoja të veçanta dhe për fëmijët e segmenteve të margjinalizuara të shoqërisë.
Duke e falënderuar, Omar Gad për përkrahjen e vazhdueshme të UNICEF-it për fëmijët e Kosovës, kryetari Veseli e konsideruar këtë një kontribut të çmuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë.
Kryetari Veseli konfirmoi vullnetin dhe përkushtimin e tij e të Kuvendit të Kosovës për të qenë pjesë e pandashme e punës në realizimin e projekteve të ndryshme, të cilat kanë për qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për shkollimin dhe rritjen e fëmijëve. /Telegrafi/