Telegrafi

Veseli dhe Faremo bisedojnë për menaxhimin e integruar të kufirit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtoren ekzekutive të UNOPS-it, Grete Faremo, me të cilën bisedoi për ndihmën që Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi që nga paslufta, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit.

Veseli falënderoi Faremon për mbështetjen e organizatës që ajo drejton, duke shprehur, njëkohësisht, gatishmërinë dhe interesimin e institucioneve të Kosovës që ky bashkëpunim të vazhdojë e të thellohet edhe më tepër në të ardhmen, nga i cili Kosova ka përfitime të shumëfishta.

Në takim u bisedua, gjithashtu, edhe për procesin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK)