Site icon Telegrafi

Veseli dërgon vajzën në shkollë, uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Lideri i PDK-së sot e ka dërguar në klasë të parë vajzën e tij, Rritën të cilës i ka uruar suksese bashkë me gjithë fëmijët tjerë.

Ky është statusi i plotë i Kadri Veselit në Facebook:

“Rrita jonë u rrit. Sot është dita e parë e shkollës për të, ndërsa për Violetën dhe mua ndër ditët më të lumtura. E Yllori sot takoi shokët dhe shoqet e klasës së dytë. Vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijët e Kosovës dhe qofshin krenaria e këtij vendi”. /Telegrafi/

Exit mobile version