Telegrafi

Veseli dënon sulmin ndaj zonjës Stavileci: Nuk do të ketë dorëzim përpara kriminelëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, e ka dënuar dhunën ndaj Vitore Metaj-Stavileci, bashkëshortes së Blerand Stavilecit.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur akt qyqar dhe të turpshëm goditjen e një gruaje, derisa ka siguruar se ‘nuk do të ketë dorëzim përpara kriminelëve’.

Reagimi i Veselit:

“I tronditur nga sulmi brutal ndaj bashkëshortes së Ministrit Blerand Stavileci. Goditja e një gruaje, e një nëne, është akt qyqar dhe i turpshëm. Por, ju siguroj se nuk do të ketë dorëzim përpara kriminelëve të tillë, të cilët kanë zgjedhur t’i terrorizojnë familjet dhe ta shkatërrojnë këtë shtet”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/