Telegrafi

Veseli dënon sulmin ndaj Petroviqit, kërkon zbardhjen e rastit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar sulmin ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq.

Veseli përmes një reagimi në Facebook, ka kërkuar zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Lexo po ashtu Petroviq konfirmon sulmin ndaj tij: Ai që më sulmoi është Milan Kostiq, këshilltari i ish-ministrit Nenad Rikallo

Postimi i plotë:

Dënoj ashpër sulmin ndaj Deputetit të Kuvendit të Kosovës, z. Sllobodan Petroviq dhe shpreh solidaritetin e mbështetjen ndaj tij. Po ashtu inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin në mënyrë të plotë këtë ngjarje të rëndë e të venë para përgjegjësisë së ligjit këdo që qëndron pas saj. Vlera si liria e mendimit, e besimit dhe e bindjeve vetjake janë në themel të shoqërisë sonë demokratike e askush nuk duhet të lejohet t’i prekë ato nëpërmjet dhunës dhe gjuhës së urrejtjes. /Telegrafi/