Telegrafi

Veseli dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane, thotë se Kosova qëndron përkrah SHBA-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane në Irak.

Veseli ka thënë se ky është një akt i rëndë agresioni ndaj SHBA-së, transmeton Telegrafi.

“Dënoj sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak duke e konsideruar një akt të rëndë agresioni ndaj SHBA-ve, Irakut dhe paqes e stabilitetit ndërkombëtar. Shumë qytetarë tanë janë duke punuar në këto bazat të aleatit tonë dhe prandaj ne ndihemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë e tyre”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.

Tutje në shkrimin e bërë, Veseli ka thënë se Kosova si gjithmonë qëndron përkrah SHBA-së.

“Institucionet e Shtetit duhet të kenë vëmendjen e plotë në situatën në të cilën ndodhen ata. Kosova, si gjithmonë, qëndron përkrah SHBA-ve, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe në misionin human për një botë të lirë, demokratike e paqësore”, vijon Veseli. /Telegrafi/