Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, ka konfirmuar se seanca për ratifikimin e Demarkacionit do të mbahet nesër.
“Kryesia ka vendosur që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit. Nesër politika ka rastin që të bashkohet pa asnjë dallim. Kjo marrëveshje nesër është e rëndësishme për qytetarët tanë”, ka thënë Veseli.
Ai ka shtuar se beson që deputetët do të veprojnë mbi inatin dhe debatin e së shkuarës.
“Shënimi i kufirit duhet të kaloi dhe jam shumë i sigurt që do të kaloi pasi që besoj në përgjegjësin e deputetëve”, tha Veseli. /Telegrafi/