Site icon Telegrafi

Veseli deklarohet pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është deklaruar pas intervistimit që iu është bërë nga Gjykata Speciale.

Ai nuk ka dhënë detaje nga intervistimi, megjithatë ka pohuar se vitet e 90-ta kanë qenë të vështira për popullin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Siç edhe kam premtuar publikisht sot jam paraqitur për intervistim, kam përfunduar intervistimin. Vitet e 90-ta kanë qenë të vështira për popullin tonë. Një nënshtrim para Serbisë për pastrim etnik, gjenocid kundër popullit tonë. Ne iu jemi kundërvënë, lëvizja jonë çlirimtarë ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përballë me gjenocidin serb. Lufta e UÇK-së, ka qenë një përballje me pastrimin etnik të cilin ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë”, ka thënë Veseli.

Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që të bëhen bashkë për ta kaluar këtë sfidë.

Intervistimi i Veselit ka zgjatur rreth tri orëve./Telegrafi/

 

Exit mobile version