Telegrafi

Veseli: Deklaratat e Teodosijeviq janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka reaguar për përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga ana e ministrit të shkarkuar, Ivan Teodosijeviq.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë.

Lexo po ashtu Haradinaj shkarkon ministrin Teodosijeviq që i quajti shqiptarët terroristë

“Është e papranueshme dhe e patolerueshme gjuha e urrejtjes dhe raciste e përdorur nga njëri prej bartësve të institucioneve i deleguar nga Lista Serbe.
Deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë. Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin. Bashkimi Evropian duhet të reagojë ndaj këtyre provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuciqi. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për integrimin e serbëve në Kosovë, por assesi nuk do të bashkëpunojmë me ata që kanë qëllim të ndjellin urrejtje dhe frikë”, ka shkruar në Facebook, Kadri Veseli./Telegrafi/