Debati në mes kryetarit të Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpërthyer në akuza dhe kundërakuza.
Derisa Abdixhiku ka theksuar se kreu i SHIK–ut dhe Hashim Thaçi, i kanë fryrë listat e veteranëve të ish – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka reaguar i pari i Kuvendit, duke thënë se deputeti i LDK-së po aktron.
“Ti do të mbahesh mend për dy çështje, shef i SHIK-ut si organizatë kriminale e që njerëzit tu janë dënuar me nga 25 vjet me burg”, ka thënë Abdixhiku, njofton Klan Kosova.
“Partia jote po zvogëlohet, LDK po rrihet dhe shijojë këto ditë që të kanë mbet me pak komuna e pak deputet”, ka thënë Abdixhiku më tej.
Ndërkaq, me akuza i është përgjigjur edhe Veseli.
“Unë mendova që po jep ndonjë kontribut, por jo me aktru”, ka theksuar Veseli.
I pari i PDK-së, ka thënë se Abdixhiku e ka urryer dhe ende e urren UÇK-në.
“Mendjen e ki në Serbi. Mendo për BIA-n serbe e jo për SHIK-un, sepse ti andej e ki mendjen. Mos nisë me bo ciu ciu prapë dhe mos ik”, ka theksuar Veseli./Telegrafi/