Site icon Telegrafi

Veseli bëri homazhe pranë shtatores së veprimtarit Fadil Vata

Në 26-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Vata, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bëri homazhe pranë shtatores së tij në qendër të qytetit të Suharekës.

Në shenjë kujtimi dhe mirënjohje për jetën dhe veprën e tij në shërbim të kombit, kryetari Veseli vendosi edhe lule pranë shatores.

Fadil Vata ishte një nga prijatarët e lëvizjes çlirimtare të Kosovës në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar, i cili tërë qenien dhe potencialin e tij intelektual dhe fizik e vuri në shërbim të atdheut. Në pranverën e vitit 1990, Fadil Vata humbi betejën përballë pasojave fatale që i lanë trupit të tij trajtimet dhe kushtet çnjerëzore në burgjet jugosllave. /Telegrafi/

Exit mobile version