Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Violeta, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, për nder të Festës së Kurban Bajramit.
Pas pritjes nga drejtuesit e BIK-ut, Veseli ka uruar të gjithë shqiptarët e besim islam, duke bërë thirrje për solidaritet dhe mbështetje ndaj njëri-tjetrit, për largim të dallimeve dhe bashkim.
“Sot më së shumti duhet t’i kujtojmë ata të cilët ishin të gatshëm ta flijojnë edhe jetën në rininë e tyre, që ne sot të kemi liri. Përulemi para veprës së tyre të lavdishme dhe nuk do t’i harrojmë kurrë. Ne e dimë saktë rrugën tonë kah do të shkojmë përpara.
Ky është shteti ynë i pavarur dhe sovran, është besimi në zot, në atdhe e në komb. Jemi një e të pandarë dhe kështu do të shkojmë deri në fund. Haxhilerëve dhashtë zoti ua pranon haxhin dhe kthehen në shtëpitë e tyre”, theksoi Veseli.