Site icon Telegrafi

Veseli bën propozimin: Rruga B në Prishtinë të mbajë emrin e John McCain

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka propozuar që në nderim të senatorit tashmë të ndjerë John McCain, Rruga B në Prishtinë, të mbajë emrin e këtij të fundit.

Veseli në një shënim në Facebook ka thënë se senatori John McCain mbështeti pandërprerë Kosovën në periudha të ndryshme kohore.

I pari i PDK-së ka thënë se ata që na u gjetën pranë në kohë të vështira, duhet gjithmonë t’i mbajmë pranë, në zemrat, shtëpitë dhe rrugët tona.

Shkrimi i plotë

Javën që shkoi, Kosova humbi një prej miqve më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së saj, senatorin amerikan John McCain. Para luftës, gjatë luftës, në ndërtimin e paqes dhe shpalljen e pavarësisë, senatori McCain mbështeti pandërprerë Kosovën. Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë mbështetje. Në nderim të kujtimit të tij, propozoj që Rruga B, në kryeqytetin e shtetit tonë, në Prishtinë, të mbajë emrin e John McCain. Ata që na u gjetën pranë në kohë të vështira, duhet gjithmonë t’i mbajmë pranë, në zemrat, shtëpitë dhe rrugët tona./Telegrafi/

Exit mobile version