Telegrafi

Veseli bën homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë sot homazhe tek shtatorja e heroit Bahri Fazliu në Llaushë të Podujevës.

“Sot isha në Llaushë të Podujevës, për të nderuar, në 21-vjetorin e rënies, heroin e Kosovës, Bahri Fazliun. Vepra e tij dhe e gjithë dëshmorëve në shërbim të lirisë së atdheut janë frymëzim i përgjithmonshëm për të punuar për shtetin dhe kombin. Lavdi”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/