Site icon Telegrafi

Veseli bën homazhe pranë arkivolit të Arian Dacit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë homazhe pranë arkivolit të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, që po mbahen në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast ai ka ngushëlluar akademikun, Nexhat Dacin, për humbjen e djalit të vetëm të tij.

Pas homazheve, Veseli është nënshkruar edhe në librin e zisë.

Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbahet mbledhja komemorative nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa në ora 13:00 zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës – Lagjja Arbëria. /Telegrafi/

Exit mobile version