Telegrafi

Veseli bën homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, bëri sot homazhe dhe vendosi lule pranë arkivoleve të heronjve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani të cilët sot do të rivarrosen në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania të Prishtinës.

Po ashtu, kryeparlamentari Veseli shkroi edhe në librin e përkujtimeve.

Lexo po ashtu Nderohen heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

“Pas më shumë se 30 vitesh bëhen bashkë në Prishtinë vëllezërit e luftës dhe idealit. Fat jo i lehtë i asaj gjenerate, asaj rinie. Por, ata ishin dhe mbesin shembull si duhet t’i shërbehet Kombit. Krenar që i njoha dhe punova me ta. Nderim përjetë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Lexo po ashtu Sot rivarrosen heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Nga ora 10:00 në hollin e Kuvendit po bëhen homazhe për katër heronjtë, me rastin e rivarrimit të tyre.