Kadri Veseli, në emër te Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) si dhe të Kuvendit te Kosovës, uroi festën e Kurban Bajramit.
“Urime te gjithë shqiptarëve. Paqe, dashuri, e solidaritet mes veti edhe më shumë. Falënderoj gjithë imamët qe po përçojnë mesazhin e drejtë për kombin, fenë dhe humanizmin i cili i duhet shtetit tonë, kombit dhe gjithë njerëzimit. Jemi popull solidar qe mirëkupton çdo qenie të ndryshme nga ne”, tha ai.
Veseli ndër të tjera tha se e ndjen obligim ndërtimin e xhamisë te Ura e Ibrit në Mitrovicë.
“Bajramin tjetër dhashtë Zoti në Mitrovicë në pjesën veriore duhet të fillojë ndërtimi i xhamisë te ura e Ibrit. E kemi obligim duhet ta ndërtojmë bashkërisht. “, tha ai, përcjell KosovaPress.
Kreu i PDK-së po ashtu përgëzoi myftiun Naim Tërnava për mesazhet qe ka dhënë sot, duke shtuar se të gjithë duhet drejtuar nga paqja.
“Disa që janë mbush mllef e inat le ta lenë atë kohën e Serbisë dhe te orientohen nga paqja, mirëkuptimi e dashuria, si dhe shteti i pavarur e sovran qe nuk guxon askush ta prek e cenojë”, u shpreh Veseli.