Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli pas intervistimit në Dhomat e Specializuara,nga Haga ka dhënë një intervistë për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Veseli ka thënë se është në pritje të përfundimit të marrëveshjes për koalicion “mes partive që e kanë paralajmëruar qysh në kohën kur ishin opozitë”, e më pas do të dalë e të flasë me “qëndrime që janë shumë konkrete”.
Duke folur për konstituimin e institucioneve, ai ka thënë se Kosova është duke ndërtuar një praktikë që nuk është pozitive me këto vonesa, përcjell Telegrafi.
“Janë të njëjtit akterë që po i bëjnë këto veprime. Edhe kur s’kanë fituar në vitin 2014 dhe 2017 kanë vepruar njëjtë [vonuar formimin e institucioneve]”.
Ai ka thënë se institucionet duhet të formohen sa më shpejt dhe sipas tij ai do të respektojë të gjitha proceduarat kushtetuese sa i përket thirrjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Partia Demokratike e Kosovës është në opozitë dhe nuk ka më përgjegjësi në këto aspekte”, tha Veseli./Telegrafi/