Site icon Telegrafi

Veseli: Asnjë gurë i Kosovës nuk do të privatizohet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se pasuritë e Trepçës nuk do të lejohen të privatizohen.

Gjatë takimit me përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), të dyja palët janë duke punuar në zgjidhjen e çështjes së Trepçës dhe ndërmarrjeve tjera.

“Kur është puna te pasuria kombëtare, them se asnjë gurë nuk do të privatizohet”.

Kryetari i sapozgjedhur i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi, i pyetur nëse kjo përbërje e re e këtij bordi është me prapazi politike, është përgjigjur duke thënë se anëtarët janë njerëz me përvoja të ndryshme që, sipas tij, përbëjnë një “kombinim të lezetshëm”, ka thënë Gashi.

Kurse për punëtorët e fabrikës së tubave ka thënë se do të dalin shpejtë me një vlerësim për këtë çështje. /Lajmi.net/Telegrafi/

Exit mobile version