Telegrafi

Veseli arsyeton Thaçin, thotë se do ta takonte edhe ai Putinin

Kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar takimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, javë më parë në Francë.

Veseli ka thënë në emisionin në televizionin T7, se takimi i Thaçit me Putinin nuk e bën presidentin kosovar pro-rus.

“Me kë takohet (Thaçi), përfaqëson shtetin e pavarur e sovran. Nuk humbim ne”, është shprehur ai.

Sipas Veselit, është “varfëri të gjykosh presidentin e shtetit pse po takohesh…”.

Kreu i PDK-së ka thënë se do të vepronte njësoj si Thaçi – do ta takonte edhe vetë Putinin.

“S’frikohem pse e takoj”, është shprehur Veseli.