Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar Agjencinë për Aftësim Profesional.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se arsimimi profesional është jetik për të përgatitur kuadro të kualifikuara për sektorët strategjikë, që do ta mundësojnë rritjen e ekonomisë sonë.
“Sot e vizitova edhe Agjencinë për Aftësim Profesional. Krijimi i fuqisë adekuate punëtore, duke u orientuar gjithnjë më shumë drejt kërkesave të tregut, është shpresë për Kosovën. Arsimimi profesional është jetik për të përgatitur kuadro të kualifikuara për sektorët strategjikë, që do ta mundësojnë rritjen e ekonomisë sonë. Si kryeministër i ardhshëm do ta promovoj intensivisht rëndësinë e arsimimit profesional, në mënyrë që të rinjtë tanë ta kuptojnë që shkollimi profesional, ushtrimi i një zanati, është mënyra më e mirë për të pasur punësim të sigurt. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës. Votoni numrin 112″, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/