Telegrafi

Veseli: Afrimi e Fahriu ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në 29 vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ka folur për kontributin e dhënë për Kosovën.

“Sot janë bërë 29 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, por dhembja dhe krenaria për ta, jetojnë me ne. Jemi krenarë të gjithë ne që kemi pasur rastin t’i njohim personalisht.

Ata ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do të harrojmë asnjëherë sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Lexo po ashtu Lansohet pulla postare për heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu