Site icon Telegrafi

Veseli: Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, ishin pushkët e para të lirisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot në 30-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, se ata ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexo po ashtu Thaçi: Afrimi dhe Fahriu u bënë simbol frymëzimi për gjeneratën tonë

“Në 30 vjetorin e rënies, sot me krenari kujtojmë heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Ata ishin paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushkët e para të lirisë.

Kombi jonë do të jetë krenar për ta dhe do të përulet para gjithë heronjve të rënë në luftën për liri”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook, njofton Telegrafi.

Më 2 nëntor të dy, Afrimi dhe Fahriu, u rrethuan në lagjen Kodra e Diellit nga UDBA serbe dhe prej orës 12:45 deri në ora 19:00 të shtënat nuk janë ndalur, ku bie heroikisht të dy atdhetarët, njofton Telegrafi.

Exit mobile version