Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se nuk do ta pranoj dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri.
“Abelard Tahiri nuk do të dorëhiqet, do të jetë ministër i Drejtësisë. Nuk do ta pranoj dorëheqjen e tij, ai do ta vazhdojë punën e tij në Qeveri”, ka thënë Veseli në Klan Kosova.
Ai tutje ka shtuar se Abelard Tahiri si ministër i Drejtësisë ka bërë një punë të dëshmuar.
“Reformat në sistemin e drejtësisë janë ato që më së shumti i duhen Kosovës. Është një ndër ministrat më të mirë në Qeveri. Ai ka pasur një gatishmëri për dorëheqje. E kam takuar, kam biseduar me të dhe nuk ka ndonjë shkak që mund ta vejë në sfidat e reformave që duhet t’i vazhdojë”, tha Veseli. /Telegrafi/