Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se sot kujtojnë grevën historike të minatorëve të Trepçës të shkurtit 1989.
Ai tha se 29 vjet më parë zëri i protestës së minatorëve u kthye në lëvizje gjithë popullore kundër agresionit të Serbisë.
Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:
“Sot kujtojmë e nderojmë grevën historike të minatorëve të Trepçës të shkurtit 1989. 29 vjet më parë, zëri i protestës së tyre, nga thellësitë e tokës së Kosovës, u kthye në lëvizje gjithë popullore kundër agresionit të Serbisë. Mesazhi i minatorëve ishte vendimtar: Kosova nuk do të nënshtrohet me asnjë çmim. Rruga e lirisë dhe e pavarësisë është e pakthyeshme”.