Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përkujtuar intervenimin e NATO-s, në Kosovë.
Ai ka thënë se 24 marsi është datë e shenjtë në historinë e lirisë së Kosovës.
Veseli ka theksuar se intervenimi i NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit përshpejtoi çlirimin e Kosovës.
“24 marsi është datë e shenjtë në historinë e lirisë sonë. Intervenimi i NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit përshpejtoi çlirimin e Kosovës dhe krijoi aleancën tonë të natyrshme me botën perëndimore. Nderim të përjetshëm për të gjithë ata që ndihmuan popullin tonë në ditët më të rënda për të”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/