Pas takimit të thirrur nga Vesel Memedi, kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), në një konferencë për media, ka shtuar se në këtë takim u diskutua rreth ligjit të përdorimit të gjuhëve, ku ka pasur materiale shtesë për të dhënë kontribut të gjithë pjesëmarrësit e tryezës së përbashkët, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Kemi rënë dakord, që ligji për përdorimin e gjuhëve, të shkojë paralelisht edhe si vendim i Qeverisë, që do të jetë pjesë përbërëse edhe punimeve të Kuvendit të RM-së dhe paralelisht të dërgohet edhe në Komisionin e Venedikut’.
Veseli ka shtuar se kjo është bërë në bashkëpunim të të gjithë partive pjesëmarrëse, me qëllim që procesi të shkojë paralelisht.
‘Në këtë takim poashtu u diskutua edhe për rëndësinë që e ka tryeza e përbashkët e partive politike dhe pjesëmarrësit e këtyre katër takimeve që i kemi pasur në Maqedoni, nuk do të lejojmë që në asnjë mënyrë, qoftë edhe parti politike, të sanatizojë dhe sulmojë këtë tryezë të përbashkët të partive shqiptare”, ka shtuar Veseli.
Lëvizja Besa, e ka bojkotuar këtë takim, ku njëherit Vesel Memedi ka thënë se kjo parti e vetë përjashtuar që të marrin pjesë në iniciativat mbarë shqiptare.
”Lëvizja Besa rregullisht tenton të satanizoj takimet e tryezës së përbashkët dhe tanimë e ke shndërruar në normë të kodit të sjelljes së tyre, komente para dhe pas takimeve të tryezës së përbashkët, gjithmonë gjejnë një arsyetim që mos marrin pjesë, me të vetmin qëllim që të devalvoj tryezën e përbashkët të partive politike shqiptare. Mospjesmarrja e tyre në këtë takim nuk është ndonjë risi dhe nuk meriton përgjigje publike, por ajo që meriton përgjigje është bojkoti ndaj iniciativave gjithshqiptare, dhe me akuza të tyre boshe për të devalvuar tryezën e partive politike shqiptare.
Akuzave të Lëvizjes Besa, që kohëve të fundit rregullisht janë duke dërguar bedel që të flet në emër të tyre, do tu përgjigjem shkurtë. Vesel Memedi karierën e vet politike e ka filluar në RDK dhe vazhdon të jetë në RDK, dhe tani edhe si udhëheqës i RDK, përkundër tentimeve për të shkrirë RDK-në, dhe tentimeve për ta eliminuar politikisht. I pyes direkt këta të Lëvizjes Besa. A është e vërtetë se para 2001 ishit krahu më ekstrem në kuadër të PDSH-së, sepse ju mbajmë mend shumë mirë ne dhe opinioni mbarëshqiptarë kur u tubuat rreth një kandidati për deputet Sabahudin Mahmuti, që në të njëjtën kohë është edhe udhëheqësi juaj shpirtërorë, por dështuat? A është e vërtetë se pas 2001, u shndërruat në krahu më ekstrem në kuadër të BDI-së, fituat dhe përfituat më shumë se të gjith tjerët, dhe ende pa marrë hallallëk prej Ali Ahmetit, u larguat dhe e krijuat Lëvizjen Besa? Ju jeni të njëjtit njerëz, e keni të njejtin fjalor, dhe të njejtat veprime të nëntokës, dhe her i vërsuleni njërit lider shqiptarë, e herë një lideri tjetër, por asnjëherë padronëve tuaj maqedonas.
Vesel Memedi ka qenë kryetar i parë shqiptarë që haptazi nuk ka pranuar shkrirjen në Lëvizjen Besa dhe sërisht ju tregon se jeni lëvizje që historia dhe e kaluara e juaj ju vjen pas, pavarsisht deklaratave tuaja boshe për të ardhmen tuaj. Vesel Memedi ju thotë për së fundmi herë se e kaluara e juaj do ta varros të ardhmen tuaj!”, thonë në kumtesën e tyre nga RDK. /Telegrafi/