Vesel Memedi, nga ana e 600 delegatëve nga kongresi i dytë i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), është zgjedhur për kryetar i kësaj RDK-së.
Në Kongresin e dytë, sipas njoftimit të RDK, si mysafir morën pjesë përfaqësues të lartë të partive politike në vend, si dhe mysafir nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, përfaqësues nga sektorit joqeveritar, ambasador dhe media, njofton Telegrafi Maqedoni
“Kongresin e përshëndetën përfaqësues të partive politike në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mali i zi, si dhe përfaqësues të përfaqësive të ambasadave në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfaqësues të tjerë të faktorit ndërkombëtar”, shprehen nga RDK.
Delegatët e Kongresit të dytë të RDK-së, zgjodhën edhe 90 anëtar të Kuvendit Qendror të cilët në mbledhjen e ardhshme do të zgjedhin Kryesinë Qendrore, Sekretarin e Përgjithshëm si dhe kryesinë e ngushtë. Delegatët njëkohësisht sollën vendime për propozim ndryshimet për statutin dhe programin e partisë./Telegrafi/