Telegrafi Maqedoni ka marrë informacion se kryetari i RDK-së, Vesel Memedi është larguar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët.
Kjo është konfirmuar edhe nga Arben Taravari që Telegrafit në Maqedoni ju përgjigj me ”po” pyetjes se a është larguar Vesel Memedi nga Aleanca për Shqiptarët.
Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar edhe Vesel Memedin i cili tha se këtë e ka nisur LR-PDSH-ja, pasi sekretari i kësaj partie në emisionin ”Fol Tash” në Tv Koha, Taravari ka thënë se në zgjedhjet lokale do të garojnë të vetëm si parti.
Memedi është pyetur edhe nëse do të përafrohet me BDI-në, por ai këtë pyetje e ka cilësuar si jo korrekte. /Telegrafi/