Fituesi i “Big Brother Albania 8″ Vesel Kurtishaj i është bashkuar sot zyrtarisht Partisë Demokratike të Kosovës.
Me këtë rast, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ia ka dorëzuar atij edhe solemnisht librezën e anëtarësismit në këtë subjekt politik.
Veseli njëherit i ka bërë thirrje rinisë që t`i bashkohet politiksë dhe ka shtuar se partia që e drejton ai ka nevojë për rini.
Nga ana e tij, anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Vesel Kurtishaj deklaroi se shembullin e tij duhet ta ndjekin edhe të rinjtë të tjerë, ndërsa theksoi se ka zgjedhur PDK-në pasi siç tha ai, ky subjekt politik ” iu jep hapësirë të rinjve”.