Telegrafi

Vesa Vllasaliu përfshihet në një aksident zinxhir në Hajvali – mësohet për gjendjen shëndetësore

Foto: Screenshot/Instagram

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës (12 gusht) në Hajvali.

Në këtë aksident u raportua të jenë përfshira disa vetura, të cilat po ashtu duken edhe të dëmtuara.

Njëra prej tyre shihet se i takon ish-banores së Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliut.

Foto: Lajmi Net

Burime brenda Telegrafit bëjnë të ditur se bukuroshja nga Gjilani ka pësuar lëndime trupore.

Ndonëse është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, gjendja e saj është stabile.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vesa Vllasaliu

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Vesa në ndërkohë po vazhdon të jetë një personazh shumë i komentuar në media, për secilin veprim e postim që bën në rrjete sociale. /Telegrafi/