Telegrafi

Vesa me urim dashurie për Big Bastën në ditëlindjen e tij: Jam me fat që po e ndërtoj një perandori me juve

Vesa Luma dhe Big Basta (Foto: Instagram/vesaluma)

Reperi i njohur shqiptar, Big Basta, sot (e hënë) feston ditëlindjen e tij të 33-të.

Me këtë rast ai ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Por, urimin më special me dedikimin më emocionues, ia ka bërë bashkëshortja e saj, këngëtarja e njohur e estradës, Vesa Luma.

Kjo e fundit pas orës 00:00 e ka publikuar një fotografi në Instagram, derisa shfaqet me bashkëshortin dhe djalin e saj.

“Tashmë te ti është data 1 korrik, dita kur ti Big Basta erdhe në këtë jetë, për të bërë aq shumë njerëz të lumtur me prezencën tënde, pozitivitetin, dashurinë dhe sinqeritetin që të karakterizon. Por, jam unë femra me më fat që po e ndërtoj një ‘perandori’ me ty dhe Lianin, i cili të ka model të jetës për çdo rrugë me pasion që t’i ndjek. Partneri im i krimit. Urime ditëlindjen dhe më mungon shumë”, janë fjalët e Vesës për bashkëshortin, pasi reperi ndodhet në Zelandën e Re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vesa Luma

Çifti tash e një kohë janë zhvendosur në Zelandën e Re, por Luma që disa muaj është në Kosovë pasi po punon në projekte të reja. /Telegrafi/