Telegrafi

Vesa Smolica merr vendin e tretë duke përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Ballkanik të Ohrit

Foto: Vesa Smolica/Instagram

Mbrëmë (e shtunë) është mbajtur festivali vjetor, Ohrid Fest.

Pjesëmarrës në këtë festival janë të gjitha shtetet ballkanike përveç Kosovës, megjithatë një këngëtare nga Kosova nuk mungoi në skenën e madhe të këtij festivali.

Kjo pasi këngëtarja e njohur nga Gjakova, Vesa Smolica, prezantoi Shqipërinë në “Ohrid Fest 2022” me këngën e saj “Kaj”.

Si përfundim, këngëtarja shqiptare shënoi një sukses mjaft të kënaqshëm, pasi në mesin e shumë pjesëmarrësve, ajo arriti të marrë çmimin e tretë.

Lajmin e gëzueshëm, e ndau edhe vet këngëtarja Smolica përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Miq të dashur, mbrëmë isha pjesëmarrëse dhe përfaqësuese e Shqipërisë në ‘Ohrid Fest 2022’, i cili mbahet në Ohër. Në mbrëmjen e artistëve ndërkombëtarë, u paraqita me këngën time ‘Kaj’ para një jurie prestigjioze me artistë, kompozitorë, tekstshkrues e këngëtarë të njohur në të gjithë Evropën, nga të cilët u vlerësova me vendin e tretë në këtë festival ndër artistë të tjerë. Falënderoj Avni Qahilin që më mundësoi pjesëmarrjen dhe për veshjen kreatoren Blerina Kllokoqi Rugova”, shkroi Vesa në Instagram.

Kujtojmë që Shqipëria edhe një herë tjetër kishte marrë vendin e tretë në këtë festival, në vitin 2012 kur ishte përfaqësuar nga këngëtarja Zanfina Ismaili me këngën “Dy minuta”. /Telegrafi/