Telegrafi

Vesa Smolica mahnit me interpretimin e saj, publikohet një pjesë e këngës së re

Vesa Smolica (Foto: Instagram)

Këngëtarja Vesa Smolica është shumë e pëlqyer nga publiku për zërin e saj dhe vazhdon të jetë shumë aktive në skenën muzikore shqiptare.

Ajo muajin e kaluar solli këngën e re “Mbret i Tradhtisë”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Ndërsa tani, këtë kohë pandemie globale artistja është duke e shfrytëzuar për të mirë, pasi është duke punuar në një këngë të re.

Telegrafi ka siguruar një video ekskluzive të projektit të ri të Smolicës, i cili duket të jetë tejet i veçantë.

E njëjta ka mahnitur sërish me interpretimin e saj dhe besohet se kënga do të mirëpritet marrë parasysh vokalin që ka ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vesa Smolica

Ky projekt, i cili akoma nuk është lansuar i plotë, pritet të prezantohet shumë shpejt para publikut.

Përkundër se është e re në skenë, Vesa admirohet nga publiku dhe tashmë ka fituar zemrat e të gjithëve. /Telegrafi/