Telegrafi

Vesa Smolica jep detaje rreth projektit “Kaj”, shumë shpejt vjen me këngë të reja

Këngëtarja Vesa Smolica së fundmi ka sjellë për publikun projektin më të ri “Kaj”.

Artistja në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini thotë se ndërtimi i modelit të saj të flokëve në këtë videoklip i ka kushtuar plotë 8 orë kohë.

“Me gjithë kohën ja ka vlejtur pasi ato rruza të bardha janë bërë lajm. Arbër Bytyçi është meritor këtë gjë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Këngëtarja thotë se edhe tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vetë.

Smolica ka paralajmëruar edhe këngë të tjera në një periudhë jo të largët e që thotë se i ka punuar gjatë karantinës.

“Me këtë trend duket se do ta kryej një album…Ky është projekti im i tretë për vitin 2020. E dimë se ky vit nuk ka qenë i mirë për artistët sa i përket anës ekonomike…Kënga e fundit është duke shkuar shumë mirë dhe i falënderoj të gjithë mbështetësit”.

Artistja thotë se edhe në projektet e ardhshme do të synojë të jetë e veçantë e jo si projektet tjera që po dalin në Kosovë./Telegrafi/