E ftuar në emisionin “21 Gradë” të RTV21 ishte këngëtarja e mirënjohur, Vesa Smolica e cila foli për projektin e ri muzikor që e ka publikuar.
Për këngën e re “Ty tkam”, Vesa ka bashkëpunuar me DuoBass Records dhe Florent Boshnjaku, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë.
Bukuroshja ka thënë se tekstin e ka shkruar brenda një dite, ndërsa tregoi se nuk të bëjë asgjë me jetën e saj personale, por që tha se mundet ndonjëherë ta gjejë veten në ndonjë tekst që ka shkruar më parë dhe tash.
Këngëtarja tregoi se asnjëherë më parë nuk ka marrë përkrahje më të madhe nga artistët të cilët vazhdojnë me e shpërnda këngën në rrjetet sociale të tyre, sidomos në Instagram.
“Më ka bo përshtypje përkrahja e tyre, më ka ardh tepër mirë, se një artisti që nuk ka menaxhment sigurisht se i duhet përkrahja” ka thënë Vesa.
Ndryshe, Vesa vazhdon të jetë shumë e angazhuar me mbrëmje të ndryshme muzikore.