Telegrafi

Vesa pa kontratë nga DigitAlb?

Vesa ishte një kohë të gjatë fytyrë e reklamave të gjigantit televiziv DigitAlb që ka shtrirë platformën e vet edhe në Kosovë.

Panorama në janar kishte shkruar se Vesa Luma ka mbetur pa kontratë, por këto spekulime u mohuan me fjalë fyese nga këngëtarja kosovare e cila pohoi se në vjeshtë do të paraqitej në reklamat e DigitAlb.

Por, në fakt vjeshta po kalon dhe përsëri nën llupën e mediave shqiptare ka rënë Vesa, për një gënjeshtër të saj të radhës, pasi edhe në vjeshtë ajo nuk është paraqitur si fytyrë e platformës më të madhe televizive shqiptare. /Telegrafi/