Telegrafi

Vesa: Meshkujt shqiptarë vishen “fals”

Këngëtarja kosovare ka dhënë një intervistë për mediat e Shqipërisë, ku ka kritikuar zgjedhjet e veshjeve që bëjnë meshkujt shqiptarë, veçanërisht në kombinimin e ngjyrave.

“Ku gabojnë meshkujt shqiptarë në veshje? Gabojnë shumë në kombinimin e ngjyrave, gabojnë kur shpenzojnë në firma false dhe e dinë. Kombinimet me veshje false janë të dukshme. Por, gjithashtu vlerësoj dhe fizikun e mirë”, ka thënë ajo.

E pyetur për ikonën e saj të modës në mesin e meshkujve shqiptarë, Vesa ka zgjedhur gazetarin Blendi Fevziu. /Telegrafi/