Vesa Luma ka vendosur që të festojë martesën e saj me të gjitha zakonet.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja ka mbledhur shoqet e saj për të festuar “natën e çikave”, transmeton Telegrafi.
Veç veshjes tradicionale që i shkonte shumë, ajo edhe u ka “marrë dorën” të ftuarave të saj, një zakon ky i nuseve të dikurshme.
Vesa dhe i fejuari i saj, reperi Big Basta, do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë me datë 12 shtator, në bregdetin shqiptar. /Telegrafi/