Telegrafi

Vesa Luma voton në Shqipëri (Foto)

Shqipëria po voton sot për zgjedhjet parlamentare, ku do të zgjedhet qeveria e re.

Këngëtarja nga Kosova, e cila kohë më parë ka marrë nënshtetësinë shqiptare, ka obligimin qytetar qysh në mëngjes.

Vesa Luma ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se tashmë ka votuar në Tiranë, transmeton Telegrafi.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa tregon gishtin e spërkatur me sprej, duke ia lënë fotos mbishkrimin “Obligimi qytetar”.

Kujtojmë se këngëtarja është duke punuar në një projekt muzikor, të cilin pritet ta publikojë shumë shpejt.