Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, tash e disa vite është e martuar me reperin Big Basta dhe çifti së bashku jetojnë në Zelandën e Re.
Duke qenë se dita ditës dëgjojmë se shqiptarët po korrin sukses në fusha të ndryshme në botë, i tillë është edhe artisti i radhës që po ua prezantojmë.
Bëhet fjalë për Dardan Aliun i njohur si DJ Regard, artistin shqiptar që është duke shënuar sukses në Evropë e jo vetëm.
Për këtë të fundit, këngëtarja Luma ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare, Instagram një lajm duke treguar se është artisti më i dëgjuar i muajit në Zelandën e Re.
“Dj më i dëgjuar këtë muaj dhe është shqiptar. Krenare”, ka shkruar Vesa në postimin e bërë në rrjetet sociale teksa shihet që dëgjon muzikën e Dj-të shqiptar.
Vesa përndryshe ditë më parë solli një sërë shkrimesh në rrjetet sociale, gjersa reagoi pas rastit të ‘Quaden’ dhe zbuloi se në shkollë fillore ishte pre e bulizmit.
Ajo po ashtu në këto shkrime vjen me mesazhin se të gjithë njerëzit jemi njësoj dhe si të tillë duhet të trajtohemi. /Telegrafi/