Site icon Telegrafi

Vesa Luma thotë se nuk po gjen frymëzim për këngë të reja

Derisa shumë nga artistët shqiptarë këtë kohë po sjellin projekte dhe bashkëpunime të ndryshme, e njëjta gjë nuk po ndodh me Vesa Lumën.

Kjo ngase ajo tash e një kohë ka qenë më pasive në muzikë dhe për momentin nuk po gjen frymëzim për të lansuar këngë të reja.

Një arsye e fuqishme rreth kësaj është edhe zhvendosja nga trojet shqiptare në Zelandën e Re, që pas martesës me reperin Big Basta.

Vesa Luma/Instagram

Rreth kësaj, biondja ka bërë një sqarim në Instagram, për të gjithë fansat e saj të shumtë.

“Dua të ju kërkoj falje të gjithë juve që po më shkruani, e pritni t’i publikojë projektet e lansuara, por të ju them të drejtën dhe të tregohem e sinqertë, nuk më vjen frymëzimi në asnjë moment. Besoj ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë gjendje timen. Nga fillimi i jetës së re e deri te mundimi për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin presion për të nxjerrë nga 10-të këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0. Dua të gjej një ekuilibër në mes të këtyre gjërave, gjë që nuk është e lehtë për mua, është tepër e rëndësishme të gjej drejtimin e duhur”, ka shkruar mes të tjerash Vesa.

33-vjeçarja këtë vit është kthyer pas një kohe të gjatë me projekt të ri në bashkëpunim me Denik Prizrenin, projekti i të cilëve titullohet “S’paska qenë e shkrume”. /Telegrafi/

Exit mobile version