Sonte (e martë), Përfaqësuesja e Kosovë dhe Azerbajxhani përballen në ndeshjen e fundit të fazës së në Ligën e Kombeve.
Ndeshja, e cila po zhvillohet në stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri”, ka emocionuar shumë shqiptarë të Kosovës, të cilët janë entuziastë për përfaqësuesen tonë.
Kjo lojë ka marrë edhe vëmendjen e fytyrave publike, disa prej të cilëve po ndjekin nga afër këtë ndeshje.
Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, vendosi që në InstaStory të publikojë një fotografi të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, emrin e të cilit mban stadiumi i qytetit.
“Sonte fitore për Fadil Vokrri”, ka shkruar Luma në mbishkrimin e këtij imazhi.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), u nda nga jeta në qershor të këtij viti.
Ndeshja e sotme është duke u ndjekur nga mijëra teleshikues në Kosovë, dhe mbarë trevat shqiptare. /Telegrafi/