Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, vazhdon të shijojë jetën e re me bashkëshortin dhe djalin në Zelandë të Re – vend të cilin ata e zgjodhën për të jetuar pjesën tjetër të jetës.
Teksa temperaturat në trevat shqiptare nga ku çifti kanë prejardhje shënojnë kryesisht në minus, e kundërta ndodh në anën tjetër të globit.
Vesa dhe Big Basta po shijojnë ditët me diell në plazhet e Zelandës së Re, ku tashmë temperaturat janë shumë të larta.
Ka qenë këngëtarja nga Prishtina ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku ka treguar momentet e këndshme që po shijon atje.
Mes tyre, Vesa tregon edhe figurën e saj trupore në një fotografi me bikini, duke bërë kështu të ditur se vazhdon të mbetet në formë të mirë.
Në të tjera imazhe, këngëtarja Luma pozon me të birin e saj, Lianin, ndërsa kalojnë së bashku momente të lumtura nënë e bir në plazh.
Vesa dhe Big Basta ka tash e sa vite që janë shpërngulur në kontinentin oqeanik, teksa ka kohë që nuk kanë publikuar ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/