Këngëtarja Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, Big Basta, tash e sa kohë janë zhvendosur në Zelandën e Re për një jetë më të mirë.
Megjithëse kanë një karrierë të gjatë në trevat shqiptare, ata e kanë për një jetë më të mirë përtej oqeanit.
Duket se dyshja kanë filluar të krijojnë reputacion të mirë edhe atje, falë punës së tyre.
Këngëtarja Vesa Luma është renditur së fundmi si një ndër 10 personat më influencues nga rrjetet sociale në Auckland të Zelandës së Re.
Auckland njihet si një prej qyteteve më të mëdha dhe të zhvilluara të Zelandës, gjersa rangimi në këtë listë, përkatësisht në vendin e katërt e kanë befasuar artisten nga Prishtina.
Ka qenë portali i famshëm në Zelandë “Heepsy”, ai I cili ka publikuar këtë renditje me personat më të ndjekur dhe më me influencë në Instagram.
E lumtur nga kjo gjë, Vesa ndau me ndjekësit e saj imazhin nga kjo renditje, duke shkruar “Kjo është çmenduri”, në mbishkrimin e saj. /Telegrafi/